Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit është e drejtë dhe se ky fakt duhet respektuar.
Gjatë homazhe para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, e para e shtetit deklaroi se ky peticion u lejon edhe serbëve dhe se i njëjti është në përputhje me ligjet në fuqi.
“Sot ka nis peticioni për shkarkimin e kryetarit në komunat veriore dhe siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë procedure të tillë e cila është në Udhëzimin Administrativ, është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore. Si shtet që jemi pa dallueshmëri etnike ua lejojmë natyrisht edhe atyre”, u shpreh Osmani.
Osmani aty foli edhe për veturën e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Veturën e këtij të fundit, Osmani ka kërkuar që të ruhet për shkak të rëndësisë që ka.
“Presidentja s’merret me tenderë, ajo çka kam kërkuar është vetura e presidentit historik të ruhet dhe për procedura të orientoheni në zyrat tona, nuk ka asnjë arsye që mos t’u dërgohen dua të ju siguroj që s’duam që ajo veturë të prishet sepse ka rëndësi të veçantë për historinë e Kosovës”, u shpreh Osmani./eo
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...