Google ADS

Peticioni, momenti i fundit për të kthyer pas Gjykatën Speciale

11:26 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë filluar nënshkrimin e peticionit përmes së cilit këkojnë rishikimin dhe ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Përmes këtij peticioni, ata duan ta kthejnë edhe një herë në Kuvend shqyrtimin e këtij Ligji, shkruan arbresh.info.

Nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se është momenti i fundit që përmes këtij peticioni të përmirësojnë gabimet e mëhershme.

“Ne atë që e kemi premtuar do ta bëjmë realitet sot. Është çasti i fundit për ata që kanë gabuar më herët ta nënshkruajnë këtë peticion sot. Gjykata Speciale është e padrejtë, ajo ka bërë shkelje njerëzore dhe mund të them i takon një kuote fashiste. Ne nuk i frikohemi drejtësisë por kërkojmë të aprovohet komplet Ligji për Dhomat Speciale ose të ndryshohet. Ftojmë qytetarët që të nënshkruajnë. Sot nga ora 11 ka filluar nënshkrimi i peticionit në të gjitha degët e OVL-së.

Ai tha që presin që nga peticion të largohet Gjykata Speciale ose të ndryshohet.

E Xhavit Jashari po ashtu nga OVL e UÇK-së kërkoi nga deputetët ta rishikojnë ose ta largojnë krejt Gjykatën Speciale.

“Kur iu është dhënë mundësia Gjykatës Speciale njëanshëm Parlamenti i Kosovës është dashur të mendojnë mirë dhe mos t’i hapin rrugë një Gjykate që shkel Kushtetutën e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje rishikimit të kësaj dhe të largohet krejt”, tha Jashari.

Sipas tij, Gjykata Speciale është fyerja më e rëndë që i bëhet popullit të Kosovës.

Peticioni mund të nënshkruhet edhe online nga qytetarët që nuk janë në Kosovë/arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme