Mbi 10 mijë nënshkrime planifikon t’i mbledhë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me peticionin që synon ndryshime në skemën pensionale për punëtorët e arsimit.
Blendor Shatri, përfaqësues i nismës legjislative për projektligjin për skemat pensionale në “Info Plus” të RTK-së ka thënë se presin që para kohës ligjore prej gjashtë muajsh, ta dorëzojnë peticionin në Kuvendin e Kosovës.
Peticioni kërkon që t’u njihet kontributi punonjësve të arsimit gjatë viteve të 90’ta, duke u mundësuar kështu të gëzojnë pension të plotë. Shatri tha se nuk është llogaritur periudha më e artë e punës së tyre deri më tani.
“Kemi marrë vendim që të fillojmë një iniciativë të tillë duke synuar që të mbledhim nënshkrimet nëpërmjet anëtarësive që kemi në gjithë Kosovën si dhe qytetarët që i prek ligji për skema pensionale nga shteti”, ka thënë ai.
Ndërkaq Melos Kolshi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritikuar refuzimin e kryekuvendarit Glauk Konjufca për takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut.
“Mos pritja që ka ndodhur sot tregon jo seriozitet, sepse pritja solemne e çdo përfaqësuesi të nismave legjislative është respekt për gjithë ato nënshkrime dhe qytetarë”, ka thënë ai./rtk/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë