Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ne kabinetin e tij ka pritur Florentina Hajdari Hajra, pjesë e OJQ “Mundësia” e cila ishte e shoqëruar edhe nga përfaqësues të organizatës CBM, “7 Arte”, Qendrës Rinore dhe shoqërisë civile të cilët e njoftuan atë lidhur me një peticion me të cilin do t’i kërkohet Qeverisë që të futet në buxhetin e vitit 2018 përfundimi i pjesës së autostradës ndërmjet Prishtinës e Mitrovicës.
“Duke u nisur nga vështirësitë e qarkullimit në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë por edhe zhagitjet e vazhdueshme me vite të përfundimit të pjesës së autostradës ndërmjet Prishtinës e Mitrovicës, janë ftuar qytetarët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë të nënshkruajnë një peticion me të cilin do t’i kërkohet Qeverisë që të futet në buxhet përfundimi i këtij segmenti rrugor gjë që do të krijonte mundësi lëvizje e qarkullimi por edhe ulje të aksidenteve”, ka thënë Hajra.
Ajo kërkoi nga Komuna e Mitrovicës, konkretisht kryetari Bahtiri, organizatat e huaja dhe vendore, që ta përkrahin këtë iniciativë duke angazhuar njerëz që do të ndihmonin procesin e mbledhjes së nënshkrimeve, dhe njëkohësisht, të përkrahin iniciativën duke mbuluar shpenzimet teknike dhe logjistike.
Bahtiri ka përgëzuar qytetarinë aktive të Komunës së Mitrovicës të cilët ka thënë se janë mirë të organizuar që të realizojnë projekte në të mirë të shoqërisë, duke iu ofruar në këtë rast edhe mbështetje financiare.
“Unë do të jem i pari që do ta nënshkruaj këtë peticion, i cili është shumë i qëlluar dhe njëkohësisht bëj thirrje edhe nga të gjithë qytetarët që peticionin në fjalë, të mos hezitojnë, dhe ta nënshkruajnë sepse është në të mirë të tyre, për një infrastrukturë moderne duke mundësuar lëvizje e qarkullim më të mire”, shtoi Bahtiri.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...