Ish-i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, përmes një telegrami dërguar kryeministrit Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime Qeverisë, popullit të Kosovës dhe familjes Rexhepi, për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
Në telegram, Jessen-Petersen ka shprehur pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të Bajram Rexhepit, duke vlerësuar lartë cilësitë njerëzore dhe politike të tij.
“I dashur Kryeministër, Me pikëllim të thellë mësova se miku im Bajram Rexhepi është ndarë nga jeta. Bajrami ishte kryeministri i parë me të cilin kam punuar si përfaqësues special në Kosovë. Kam kujtime të mira gjatë punës me një njeri dhe politikan aq të mirë, të përkushtuar dhe dashamirës. Vdekja e tij është humbje për Kosovën, për familjen dhe miqtë e tij. Dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, përmes jush, për Qeverinë dhe popullin e Kosovës si dhe për Familjen Rexhepi”, ka shkruar ish i dërguari special, Soren Jessen-Petersen.
/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...