Shefi i Misionit të Vëzhguesve të BE-së në zgjedhjet e 11 qershorit, Alojz Peterle tha sot se do t’i kushtojnë për së afërmi vëmendje pranisë së më shumë vëzhguesve të subjekteve politike se që ishte e paraparë në këto zgjedhje.
Peterle tha se megjithëse nuk kanë pasur informacion sa i përket qëllimeve të frikësimit nga kjo prezencë e shtuar e vëzhguesve, njerëzit shumë lehtë mund ta shohin këtë si një lloj trysnie, shkruan arbresh.info.
“Mendoj që është përmendur gjithashtu edhe nga disa vëzhgues të tjerë të dielën. Natyrisht ne e dijmë se çfarë thotë ligji se mund të jenë dy agjentë ose dy përfaqësue për parti politike të pranishëm dhe ka pasur më shumë. Ata nuk kanë pasur të drejtë të jenë aty. Ne nuk kemi marrë raporte sa i përket frikësimit ose qëllimeve të frikësimit mirëpo njerëzit fare lehtë mund të intepretojnë praninë e më shumë personave se që lejohen si një element politik ose si një lloj trysnie dhe kjo është një pikë që meriton vëmendje të përqëndruar. Do t’i kushtojmë vëmendje për së afërmi kësaj çështje”, tha Peterle në konferencën e vëzhguesve të BE-së ku u paraqitën rezultatet preliminare të zgjedhjeve./Arbresh.info.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...