Kjo zile u jap adrenalinë të pa përshkruar peshkatarëve.
Ky është alarmi që tregon se në grep ka rënë një peshk.
E për të zënë një peshk, peshkatarët presin me orë e ditë të tëra.
Është Ilir Sejdiu, peshkatar nga Prishtina i cili ka vendosur këtë tendë që 3 ditë në Liqenin e Batllavës, ku bashke me kolegun e tij, Malsor Sejdiun kanë dal në peshkim të Krapit.
Sfidë për peshkatarët është për të nxënë peshkun më të madh, e Sediu që filloj të peshkonte qysh kur ishte fëmijë, ka disa lloje të peshqve që ka zënë gjatë peshkimit të tij në liqenet e Kosovës.
E Krapi është lloji i peshkut që më së shumti e zënë në liqe.
“Na këtë llojin e peshkut, Krapin më pak e peshkojmë gjatë vitit sepse është peshk që e lyp sezonin. Është peshk që lyp shumë mund dhe nuk është peshk shumë i lehtë me zënë. Ne bujmë 2, 3 dit në mal për të zënë”, deklaroi Sejdiu.
E peshkimi në Kosovë nuk është i përshtatshëm për peshkatarë thotë Sejdiu.
Por duke e parë si hobi, peshqit që i zënë i lëshojnë prapë në ujë.
”Na peshqit që i nxojmë këtu i lëshojmë prap ne ujë. Sepse këtë e bëjmë për hobi dhe për qejf”
Por, për peshkatarët adrenalina është kur benë alarmi dhe kur peshkun e lëshon prapë në ujë.
E cili është peshku më i veçant që ka zënë Sejdiu?
“E kam ëndërr më zënë Krapin më të madh këtu në Liqenin e Batllavës”
Përpos Liqenit të Batllavës, Sejdiu peshkon edhe në Liqenin e Badovcit, Liqeni i Vasilevës, Drini i Bardh, Vërmica e Radoniqi.
“Në liqenin e Batllavës ne e peshkojmë vetëm krapin. Është liqe që i rrit shumë shpejt peshqit”, tha ai.
Bashkë me Ilirin, peshkon edhe shoku i tij Malsori i cili po e mëson zanatin nga ai.
E iliri, tregon se si fillon përgatitjen e shtagave, grepit e deri të nxjerrja e peshkut nga uji.
E në këtë tendë këta dy peshkatarë do të rrinë 3 deri në 4 ditë duke pritë të zënë peshkun e preferuar./MiraAvdimetaj/arbresh.info/
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...
Kanosi verbalisht zyrtarin policor, arrestohet një person në...
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...