Peshkopët serbë bëjnë thirrje: “Lutuni për shpëtimin e Kosovës”

13:13 | 7 Gusht 2018
Arbresh.info

Pas ditë të tëra tensionesh të rritura midis Beogradit dhe Prishtinës, liderët fetarë serbë në Kosovë dhe Mal të Zi i kanë bërë thirrje besimtarëve të mbajnë kreshmë dhe të luftën “për shpëtimin e Kosovës”.

Tre peshkopë të shquar ortodoksë serbë u kanë bërë thirrje besimtarëve të luten dhe të mbajnë kreshmë për Kosovën dhe të mbahen mesha për Kosovën çdo mbrëmje deri më 10 gusht në kishat në të gjithë Malin e Zi dhe vetë Kosovën.

Thirrja u bë të shtunën nga kryepeshkopi serb në Mal të Zi, Amfilohije, dhe peshkopi i Budimlija-Niksic, Joanikije.

“Peshkopët e kishës tonë i bëjnë thirrje klerit, murgjve dhe besimtarëve të mbajnë kreshmë për pesë ditë dhe të mblidhen për t’u lutur në një numër sa më të madh,” tha Mitropolia e Malit të Zi dhe bregdetare.

Peshkopi Teodosije i Rashkës-Prizren, Dioqeza e të cilit përfshin territorin e Kosovës, bëri të njëjtën thirrje të premten, duke thënë se Kosova nuk mund të merret nga serbët “nëse ne nuk e japim vetë atë”.

“Për besimtarët tanë, Kosova dhe Metohija është sinonim me gjithçka që na kanë lënë paraardhësit tanë të shenjtë,” tha Teodosije në një mesazh për klerin dhe besimtarët.

Shumë nga vendet fetare më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen në Kosovë.

Thirrjet e peshkopëve vijnë pas disa ditësh tensionesh të larta midis Beogradit dhe Prishtinës, me afrimin e 4 gushtit që ishte dhe afati për hartimin e statutit të një Asociacioni të Komunave Serbe.

Themelimi i asociacionit, i cili synon të përfaqësojë interesat e serbëve në Kosovë, u ra dakord nga Beogradi dhe Prishtina gjatë bisedimeve në Bruksel. Statusi aktual i projekt statutit është i paqartë.

Ky afati i afërt u shoqërua gjithashtu me tensione midis autoriteteve serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe me ndikim, anëtarët e të cilës shprehën frikë mes thashethemeve për incidentet e mundshme të dhunshme që po përgatiteshin në Kosovë.

Të shtunën, Këshilli Kombëtar i Sigurimit në Serbi u mblodh për të trajtuar mundësinë e marrjes së hidrocentralit të Gazivodes, i cili tani kontrollohet nga serbët në Kosovën e veriut. Në fund, megjithatë, nuk ndodhi asnjë incident.

Pas takimit të Këshillit të Sigurimit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me Patriarkun Irinej, kreun e Kishës Ortodokse Serbe.

Peshkopët konservatorë ortodoksë serbë muajt e fundit e kanë ashpërsuar gjuhën e tyre kundër Vuçiçit për gatishmërinë e tij për të negociuar një kompromis me Kosovën, shpallja e pavarësisë së të cikës në vitin 2008 nuk është njohur nga Serbia.

Kosova dhe Serbia po negociojnë normalizimin e marrëdhënieve, e cila është e nevojshme për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian, nën patronazhin e BE-së në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme