Në një debat për Kosovën në Institutin e për filozofi e teori shoqërore në Beograd, politikania dhe sociologia Vesna Peshiq ka deklaruar se çështja e Kosovës duhet të kryhet sa më shpejt dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
“Në vend se të shikojmë si të përcaktohet Serbia dhe të bëjmë plane për përparimin e saj, ne merremi me profeci dhe magji se do të ndodhin disa ndryshime në botë dhe se dikush do të na e kthejë këtë “tokë të shenjtë”. Nëse edhe më tej do të jetojmë me këto, nga Serbia nuk do të ketë asgjë. Unë jam që të dilet menjëherë kundër këtyre ideve dhe për Kosovën të gjejmë zgjidhje sa më të mirë e jo çfarëdo zgjidhjeje, citon FoNet të ketë thënë Peshiq.
Kryetarja e Këshillit të Helsinkit në Serbi Sonja Biserko ka thënë se Serbia duhet të ta nënshkruajë marrëveshjen detyruese juridike me Kosovën e cila do ta garantonte sigurinë politike dhe atë të sigurisë për minoritetin serb, ndërsa ka shtuar se moszgjidhja e çështjes së Kosovës do ta largonte Serbinë nga BE.
“Konflikt i ngrirë do të thotë shtyrje e zgjidhjes derisa të mos ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare dhe derisa të mos ketë mundës rikompozimi të Ballkanit, por mendoj se ky është një iluzion shumë i rrezikshëm që i bën dëm jo vetëm Serbisë, por gjithë rajonit”, ka thënë Biserko.
Sipas fjalëve të saj, për zgjidhjen e Kosovës në Serbi prite shumë nga ndërhyrje Rusisë.
Ajo mendon se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO mund të jetë e dobishme vetëm për Serbinë.
Historiani dhe kryetari i Klubit Përparimtar (Napredni klub) Çedomir Antiq ka shfaqur dyshimin nëse çështja e Kosovës do të zgjidhej edhe sikur Serbia ta njihte pavarësinë e saj.
Ai ka theksuar se procesi ndërkombëtar i njohjes së Kosovës ka shkuar larg dhe se nuk beson se Serbia ka vullnet e forcë që në perspektivë ta integrojë Kosovën ashtu siç i kanë integruar, për shembull, Kroacia Krainën serbe ose Rusia Çeçeninë e cila nuk ka qenë e njohur ndërkombëtarisht.
Antiq në fund u përpoq që me referendum të arrihet marrëveshja për kufijtë ndërmjet Kosovës e Serbisë e në Serbi të mbeten 5 tempuj të mbeten në territorin e Serbisë.
Por ishte një debatues tjetër në këtë tryezë që mendonte krejtësisht ndryshe.
Deputeti i dhe redaktori i Nove srpske političke misli(Mendimi i ri politik serb) Gjorgje Vukadinoviq mendon se pavarësia e Kosovës nuk duhet të jetë përfundimtare dhe ai shpreson edhe të mos jetë.
Ai, siç përcjell “FoNet”, ka paraqitur rezultate e hulumtimeve të marsit sipas të cilëve 39,8 për qind e qytetarëve është deklaruar për shtyrjen e zgjidhjes së Kosovës.
Përkundër propagandës së pushtetit dhe sektorit joqeveritar, opinioni në Serbi edhe më tej mendon se shtyrja zgjidhjes së problemit të Kosovës do të ishte më e mira, ose të paktën zgjidhja më pak e keqe, e kështu mendoj edhe unë, ka thënë Vukadinoviq.
Sipas tij sforcimi i zgjidhej në këtë moment është zgjidhej ndërmjet opsioneve të këqija që aktualisht janë në tavolinë e pushteti ynë ato i ka pranuar për shkak se frikësohet ose për shkak se diku dhe dikujt i ka premtuar se problemin do ta zgjidhë brenda disa vjetësh dhe tash duhet ta përmbushin premtimin dhënë qendrave të fuqive botërore.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...