Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit A.L për veprat penale Organizimi i skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm nga neni 300 par. 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Fajdeja nga neni 343 par. 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton komunikata drejtuar mediave.
I akuzuari A.L është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik prej 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro, në të cilin do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 27.09.2016.
Të akuzuarit i konfiskohen aparatet për zhvillimin e lojërave të fatit, vetura Mercedes ngjyrë e zezë dhe vetura Alfa Romeo ngjyrë e kaltër e mbylltë si dhe shuma e parave në vlerë prej 4.653 euro dhe 3 dollarë.
Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari A.L që nga viti 2009 e deri në kohën kur është arrestuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore kishte bërë organizimin e bixhozit, lojërave të llojit të kazinove apo lojërave të fatit, po ashtu kishte dhënë shuma të ndryshme të parave me fajde duke fituar në mënyrë të kundërligjshme shuma të mëdha të parave ndaj shumë personave të dëmtuar.
Të akuzuarit i është vazhduar paraburgimi me aktvendim të veçantë deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...