Tjetër sulm në Stockholm, shkon në shtatë numri i të vdekurve
Është rritur në shtatë numri i personave të vdekur në dy sulme të njëpasnjëshme që kanë ndodhur pasdite në Stokholm.
Sipas burimeve të Expressen pesë persona kanë vdekur deri tani nga sulmi me kamion në kryeqytetin suedez.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se deri tani një person është arrestuar lidhur me këtë ngjarje, transmeton Koha.net.
Dyshohet se ky sulm është terrorist, ndërkaq policia ka paralajmëruar njerëzit të strehohen në vende të sigurta ku fillimisht kanë thënë “gjuani gjithçka në tokë dhe ikni”.
Policia, ndërkohë ka konfirmuar se një sulm tjetër ka ndodhur jo larg vendit ku ndodhi sulmi me kamion, kur persona deri tash të panjohur kanë shtënë në drejtim të njerëzve në Fridhemsplan. Deri tani nga ky sulm është raportuar për dy persona të vdekur.
Numri i të lënduarve aktualisht është tetë persona.
“Suedia është sulmuar, çdo gjë tregon se ky është akt terrorist”, tha kryeministri Stefan Lofven.
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...