Pesë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

13:13 | 17 Shkurt 2022
A. B.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 411 persona me COVID-19.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të vdekjes si pasojë e virusit, COVID-19.

Nga 3,820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Në total numri i rasteve aktive është 6.509

Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme