Pesë të vdekur nga aksidentet mbrëmë, Haradinaj: Policia të jetë e pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat

14:28 | 17 Shtator 2023
E.H

Pesë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë ditës së shtunë, si pasoj e aksidenteve fatale në trafik.

Ndaj kësaj, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj duke i bërë thirrje Policisë së Kosovës që të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj poashtu ka apeluar tek çdo pjesëmarrës në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe të i respektojnë rregullat.

Lexo edhe:

Pesë të vdekur nga aksidentet e mbrëmshme në vend, Policia jep detaje

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve!”, ka shkruar i pari i AAK-së.

“Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme