Pesë të vdekur nga aksidentet e mbrëmshme në vend, Policia jep detaje

09:16 | 17 Shtator 2023
E.H

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, dje kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se nga aksidentet kanë vdekur 5 persona, një në Llapnasellë të Graqanicës, dy të vdekur në Shajkoc të Podujevës dhe dy të tjerë në Ozdrim të Pejës, shkruan Arbresh.info.

Aksidenti në Llapnasellë ka ndodhur rreth orës 16:25 dhe e vdekur ka mbetur një pasagjere grua, ndërsa njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.

“Llapnasellë – Graqanicë. 16.09.2023 – 16:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave, ku përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri nga vozitësit mashkull kosovar, ndërsa pasagjerja femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit vozitësi i dyshuar kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:

Një i vdekur dhe një i lënduar në një aksident në rrugën Llapnasellë – Graqanicë

Nga pakujdesia ka ndodhur aksidenti në Shajkoc të Podujevës ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i lënduar.

“Shajkoc, Podujevë. 16.09.2023 – 21:24. Vozitësi mashkull kosovar, nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi dhe një pasagjer mashkull kosovar kanë vdekur, ndërsa pasagjeri tjetër kosovar, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:

Dy persona kanë vdekur pas një vetëaksidenti në Podujevë

Më Ozdrim të Pejës, tre këmbësor janë goditur nga një veturë, ku dy prej tyre kanë humbur jetën ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për trajtim.

“Ozdrim, Pejë. 16.09.2023 – 21:28. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me veturë ka goditur tre këmbësor meshkuj kosovar. Si pasojë, dy këmbësor kanë vdekur, ndërsa tjetri këmbësor është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Vetura godet për vdekje dy këmbësorë në Pejë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme