Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, në tërë territorin e Kosovës kanë vdekur tre persona si pasojë e aksidenteve në trafik.
Një prej aksidenteve ka ndodhur në Komoran të Drenasit kur vozitësja femër, duke drejtuar veturën Audi A-4 dyshohet se nga pa kujdesia ka goditur veturën Mercedes 203. Si pasojë e aksidentit një pasagjere femër ka vdekur ndërsa dy vozitëset dhe një pasagjere tjetër femra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan arbresh.info.
Në vende ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion .
Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajit kur vozitësja femër, duke drejtuar veturën e saj nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë-aksident trafiku, ku si pasoj një pasagjere femër K-Shqiptare ka vdekur ndërsa vozitësja dhe dy pasagjere tjera femra kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse.
Rreth orës 22:00 edhe viktima e dytë një pasagjere femër K-Shqiptare ka ndërruar jetë në QKUK.
Vozitësja pas pranimit të tretmanit mjekësor në spitalin e Ferizajt me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të dy viktimave dërgohen në IML për obduksion.
Ndërkaq, aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur në fshatin Skivjan të Gjakovës kur vetura VË Bora të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull, në mënyrë frontale ka goditur veturën VË Golf, ku vozitësi mashkull dhe pasagjerja femër kanë vdekur në vend ndërsa dy pasagjerë tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë dërgohen në IML për obduksion./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...