Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, konfirmoi Ahmeti./Arbresh.info/
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...