Google ADS

Pesë të arrestuar nën dyshimin për drogë, konfiskohen mbi 9 kg narkotikë

17:36 | 24 Dhjetor 2021
F.T

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një pune tremujore hetimore intensive kundër narkotikëve, zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik, Njësia Mitrovicë Jugu, të premten kanë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: B.I., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), Sh.I., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), M.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar) dhe U.Q., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

Kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram, 140 fara të dyshohet të jenë kanabis sativa, gjashtë gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike, 28 bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem, katër peshore për matje, folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve, 11 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa, katër vetura dhe 4 telefona celular.

Pas intervistimit në pranin e avokatëve mbrojtës të caktuar nga Oda e Avokatëve, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit shkojnë në ndalim policor për 48 orë, lidhur me veprat penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Zyrtarët policorë të antidrogës janë ndihmuar në këtë operacion policor nga Njësia Speciale Operative e Mitrovicës, Njësia K9, forenzika dhe zyrtarë nga Stacioni Policor Gjakovë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme