Pesë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

10:56 | 13 Tetor 2022
A. B.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 5 persona janë infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 87 mostra të dyshuara për COVID-19.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 persona që kanë fituar betejën me COVID-19.

Sa i përket procesit të vaksinimit 10 qytetarë janë imunizuar gjatë 24 orëve të fundit.

Postimi i plotë nga MSh: /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme