Sipas raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje ky viktimat kanë qenë femra dhe fëmijë, shkruan arbresh.info.
Rastet sipas raportit të Policisë:
Pejë 28.06.2021 ─ 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimave (bashkëshortes dhe djalit të tij). Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Pejë 27.06.2021 ─ 21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një fjalosje që kishte pas me te dyshuarin mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton për disa vite dhe kanë një fëmijë, ishte sulmuar fizikisht nga ai. Sipas viktimës i dyshuari për një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Prishtinë 28.06.2021 ─ 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër–bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Suharekë 28.06.2021 ─ 15:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dy palët me dëshirë janë kthyer të jetojnë në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt.
Prizren 28.06.2021 ─ 23:30. Viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Pasi që edhe viktima edhe i dyshuari ishin nën ndikimin e alkoolit është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që palët të mbahen në stacion policor deri në këndellje e më pas të intervistohen. Rasti vazhdon të hetohet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...