Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar pesë raste për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
Gjatë kësaj periudhe kohore, policia ka konfiskuar tre armë në raste të ndryshme dhe ka arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar mbi 70 fishekë shkruan Arbresh.info.
Rasti i parë është raportuar në Viti ku ndaj një personi është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin, viktima thuhet se nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkaq është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili ka dorëzuar armën me një karikatorë, 15 fishekë, 10 gëzhoja si dhe 10 fishekë të tjerë.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Viti 13.10.2024, 22:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar derisa ishte me makinë, disa persona të dyshuar kishin vrapuar në drejtim të tij dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Lidhur me rastin viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa është identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor njëri nga të dyshuarit dhe i njëjti ka dorëzuar armën me një karikatorë, 15 fishekë, 10 gëzhoja si dhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti tjetër ka ndodhur në Ferizaj ku dy persona janë arrestuar dhe policia u ka konfiskuar një armë zjarri.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Fatmir Kerqeli, Ferizaj 13.10.2024, 00:30. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kishin sulmuar fizikisht me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovarë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, njofton policia.
Ndërkaq në Vitomiricë të Pejës ndonëse policia ka siguruar një foto të të dyshuarit ku shihet me armë në brez, në bastisjen e shtëpisë së tij nuk është gjetur asgjë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Vitomiricë, Pejë 13.10.2024, 22:00. Njësitë policore pas një pune hetimore kanë siguruar një foto ku i dyshuari vërehet me armë në brez. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.
Në Gjakovë, policia kanë dalur në vendin e ngjarjes nga është raportuar një gjuajtje me armë zjarri dhe te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë (revole) si dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE Gjakovë 13.10.2024, 22:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit është duke shtënë me armë zjarri. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë (revole) si dhe një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, bën të ditur policia.
Në Glloboqicë policia ka gjetur ne veturën e të shtetasit maqedonas 49 fishekë.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE SPK. Glloboqicë / 13.10.2024 – 09:25. Nga zyrtarët policor dhe të doganës në hyrje të RKS-së, në vijën e dytë është bërë kontrollimi i veturës së të dyshuarit mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 49 (dyzet e nëntë) fishekë. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...