Sot Policisë së Kosovës i janë shtuar edhe pesë qenë për zbulimin e armëve.
Kjo u mundësua përmes projektit Ndihmë për Luftimin e Trafikimit të Armëve të Paligjshme (CIAT) në Kosovë, të financuar nga qeveria gjermane për njësitin K9 të Policisë së Kosovës për nuhatjen e polimerit.
Këta qenë do janë një shtesë e shkëlqyeshme për njësinë K9, pasi që do t’i ndihmojë agjencisë në zbatimin e ligjit në identifikimin efektiv të armëve të paligjshme të trafikuara, veçanërisht ato nga polimeri.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, u shpreh se ky donacion është shumë i rëndësishëm në përmirësimin e performancës së Policisë së Kosovës.
Ai ka falënderuar qeverinë gjermane dhe UNDP-në për dhurimin e pesë qeneve për Policinë e Kosovës, raporton arbresh.info
Qalaj tha se Policia e Kosovës luan rol kyç në parandalimin e trafikimit të armëve, si dhe bëri të ditur që brenda një viti konfiskohen rreth 1600 armë të kalibrit të ndryshëm.
UNDP për më shumë se një dekadë ndihmon Policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimit të armëve.
Ai falënderoi institucionet ndërkombëtare dhe vendore për kontributin e dhënë.
“Falënderoj të gjithë institucionet vendore dhe ndërkombëtare si dhe UNDP për përkrahjen e pandalshme”.
Si dhe uroi njësinë K9 për fillimin e trajnimit të pesë qenve të dhuruar nga qeveria gjermane për nuhatjen e polimerit.
Ministri i Punëve te Brendshme, Agim Veliu, rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të brendshme për parandalimin e trafikimit të armëve, municioneve e më gjerë.
“Kosova në fushën e kontrollit te armëve te lehta ka menaxhuar në mënyrë të suksesshme parandalimin e trafikimit si dhe konfiskimin e armëve të vogla dhe lehta.”
“Kosova synon të bëhet shembull rajonal ne këtë fushë, në kuadër të projektit CIAT në kuadër te programit të UNDP është duke kontribuar shumë, si dhe po bëhet avancimi me pajisje teknologjike për identifikimin e armëve të vogla dhe të lehta që mund të trafikohen shumë lehtë.”
Ai në fund falënderoi UNDP dhe qeverinë gjermane për kontributin e vazhdueshëm në zbatimin e udhërrëfyesit rajonal.
Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka thënë se UNDP vazhdimisht ka ndihmuar policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta.
“Pandemia ka ndihmuar që aktivitetet kriminale të kryhen me lehtë. UNDP-ja ka ndihmuar vazhdimisht Policinë e Kosovës në parandalimin e trafikimit të armëve të lehta.”
Suokko theksoi se UNDP do të vazhdoj të ndihmojë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe falënderoi ambasadorin gjerman, Christian Heldt për mbështetjen e vazhdueshme të UNDP-së.”
Kurse krejt në fund ajo ka lavdëruar dhe falënderuar policët burra e gra për punën e tyre të pandërprerë gjatë kohës së pandemisë.
E ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt ka thënë se mision kryesor i tyre është luftimi i akteve kriminale.
“Këtu kam vendosur të vij pasi që është ngjarje e rëndësishme për Kosovën dhe policinë e Kosovës. Për shkak te armëve ilegale kemi parë shumë raste kur polica është vrarë prandaj konsiderohet jo vetëm rrezik për qytetarët por edhe për policinë. Puna jonë kryesore është për ti luftuar aktet kriminale”, ka thënë Heldt./ArditëShkodra/arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...