Pesë pjesëtarë të Policisë nga rajoni i Veriut kanë dalur pozitiv me Covid-19, tha sot Branislav Radovic, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.
“Dy oficerë policie janë nga Zubin Potoku dhe nga një në Lesko (komuna e Leposavic), Zveçan dhe Mitrovica e Veriut. Ata janë në izolim në Qendrën Studentore në Mitrovicë, dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme”, tha Radoviç për Kossev.
Radoviç foli edhe për masat e reja që qytetarëve u lejohej të lëviznin për 90 minuta në ditë dhe theksoi se në qytet kishte lehtësim, se nuk kishte më turma dhe se qytetarët i respektonin këto masa.
Lidhur me këto masa, Radoviç shtoi se do të ketë më shumë patrulla policie dhe më shumë kontrolle.
“Nuk ka plan specifik dhe do të ketë më shumë angazhim,” përfundoi Radoviç.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...