Google ADS

Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovë janë infektuar me koronavirus

10:00 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Deri tani, pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Këtë e ka bëtë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Fatkeqësisht deri më tani i kemi i kemi pesë kolegë tanë të cilët janë prekur kanë rezultuar pozitiv dhe janë duke u trajtuar nga institucionet tona shëndetësore”, tha Qalaj.

Ndërsa disa të tjerë janë dërguar në vetizolim për shkak të kontaktit që kanë pasur drejtpërdrejt me persona të prekur me Covid-19.

Duke theksuar se karantinimi i qyteteve kërkon angazhim shtesë të Policisë së Kosovës, meqë bëhet mbyllja pothuajse hermetike e të gjitha rrugëve, Qalaj shton se zyrtarët policor janë të përgatitur edhe fizikisht.

“Angazhim shtesë është, meqenëse tani duhet kontrolluar çdo person, çdo veturë nëpër akset kryesore rrugore qëndrimi mjaft i gjatë në këmbë i zyrtarëve policor, prapë po e them janë mjaft të përgatitur fizikisht, mirëpo kërkon një sakrificë mjaft të madhe. Ne e kemi të shpërndarë personelin në të gjitha komunat e vendit dhe rajonet policore, dhe mendoj se do t’ia dalim të menaxhojmë çfarëdo situate” tha ai.

Megjithatë, bën të ditur se janë liruar nga angazhimi pjesëtarë që kanë sëmundje serioze dhe gra shtatzëna.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme