Pesë persona u helmuan në restorantin e tij, arrestohet pronari lokalit në Podujevë

09:26 | 27 Shtator 2022
K.B

Është arrestuar një person pasi në restorantin e tij ishin helmuar pesë persona.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se restoranti është mbyllur përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Merdare, Podujevë 24.09.2022 – 19:00. Me 25.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se 5 (pesë) persona/viktima meshkuj kosovar janë helmuar nga ushqimi në restorantin e të dyshuarit. Njësitë relevante policore dhe inspektoret e AUV-it kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe restoranti i është mbyllur përkohësisht. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme