Në mesin e tyre janë persona të cilët ishin ndër të parët që iu kishin bashkuar ISIS.
Po arratisen nga një kamp në veri të Sirisë. E në mesin e këtyre 25 personave, janë edhe disa kosovarë që prej muajsh po mbaheshin këtu.
T7 mëson se nga kampi “Ei Issa” në veri të Sirisë kanë ikur 5 ish-luftëtarë të ISIS-it.
Katër nga ta janë nga Kosova. Bëhet fjalë për Xhafer Rexhepin, Faton Ivajën, Beqo Idrizin e Ylber Belën.
Po ashtu nga ky kamp është arratisur edhe Bekim Fidani, nga Maqedonia.
Ky i fundit njihej edhe si njeriu më i afërt i Lavdrim Muhaxherit, kryeterroristit shqiptar, tashmë i vrarë në Siri.
I afërt me liderin shqiptar të terroristëve të ISIS-it ishte edhe Beqo Idrizi.
Ndër shqiptarët e parë që kishin marrë rrugën për në Siri ishin Bekim Fidani dhe Faton Ivaja, që nga viti 2013.
Rreth 25 shqiptarët e arratisur nga kampet siriane, para katër ditësh, kryesisht gra dhe fëmijë, mbaheshin në tre kampe të ndryshme siriane, Al-Roj, Al-Haël dhe Ein Issa, në veri të Sirisë.
Më saktësisht, këto kampe ndodhen në zonën afër vendit të quajtur “Qamishli” në kufi me Turqinë dhe Sirinë.
Nga kampe të ngjashme në Siri, muaj më parë autoritetet kosovare të ndihmuara nga SHBA-ja, kanë arritur të riatdhesojnë në Kosovë 110 persona, kryesisht gra dhe fëmijë kosovarë që kishin mbetur të ngujuar në zonat e luftës. Në mesin e tyre ishin edhe katër luftëtarë të ISIS-it.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...