Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Ferizajt, Ridvan Berisha ka treguar për gjobat që po vendosen ndaj bizneseve që nuk respektojnë kushtet e pandemisë.
Berisha në RTV Dukagjini thotë se nga data gjashtë korrik kur janë vendosur masat e reja inspektorët komunalë në bashkëpunim me policinë kanë vënë masa ndëshkuese për pesë biznese.
“Këto subjekt afaristë janë zënë duke punuar pas orës 21 dhe që të pestat janë blombuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale konform ligjit për sëmundjet ngjitëse”.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Ferizajt thotë se ndaj 17 personave janë ngritur procedura penale për mosrespektim të udhëzimeve të qeverisë.
“Ligji parasheh 1,000 -2,000 euro për qytetarët që shkelin ligjin për sëmundjet ngjitëse”, tha ai.
Berisha thotë se kanë kërkuar që në Ferizaj të shtohen edhe katër inspektorë sanitarë edhe në bazë të proporcionit të popullatës.
Ismajli mbrojtësi më i vlerësuar në Serie A
Media britanike “The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi...
Amerikanët zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
“E kemi çmuar aq shumë interesimin e popullit të Kosovës për...
Kurti: Ndihma nga Luksemburgu për Kosovën është lart mbi mes...
Lavrov: Rusia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundsh...