Pesë lokacione në Serbi e nëntë në Kosovë janë gërmuar për gjetjen e trupave të zhdukur gjatë luftës

Rashke
11:21 | 26 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Konferenca e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka mbajtur konferencë për media, ku kanë njoftuar se ka pasur gërmime për gjetjen e trupave të zhdukur në Serbi e në Kosovë.

Ramë Manaj nga ky komision tha se në Kizhovak është lokacioni i pestë ku janë gjetur mbetjet mortore. Ndërsa edhe në Kosovë ka pasur gërmime.

Deri tani në Kosovë janë gërmuar 9 vende ku janë gjetur 11 mbetje mortore, shkruan Gazeta Express.

Manaj njoftoi se është duke u bërë identifikimi i tyre.

Të ngjashme