Pesë familje që jetojnë me kushte të rënda në Skenderaj do bëhen me shtëpi. Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune Bekim Jashari, i cili gjatë ditës së sotme së bashku me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë vizituar këto pesë familje.
Përmes një postimi në facebook, Jashari shprehet se këto familje jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe se për të është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me ato çfarë kanë parë.
“Dërguam lajme të mira tek Selman Azemi nga Açareva, Hatiqe Hoti nga Turiqeci, Halim Smakaj nga Kllodernica, Skender Kajtazi nga Vitaku dhe i riu Shkelzen Xheloshi nga Qubreli, që për rastësi me lajmin e mirë, datëlindja e tij e 11-të, po shënohet me lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë edhe për familjen e tij. Bashkërisht me humanistin Halil Kastrati nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ishim për vizitë tek secila këto 5 familje, për t’i njoftuar për një jetë të re që do të fillojë shumë shpejt”, thuhet në postimin e Jasharit.
Jashari bëri të ditur se këto familje janë përzgjedhur nga komisioni i Komunës, ndërsa financimi i projektit do të bëhet nga buxheti i Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Përveç këtyre 5 shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që Komuna e Skenderajt ka me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...