Google ADS

Pesë familje bëhen me kulm mbi kokë ditën e Fitër Bajramit

10:03 | 24 Maj 2020
L G

Dita e sotme e Fitër Bajramit do t’í gjej pesë familje me kulm mbi kokë.

Kjo falë humanistit Halil Kastrati, i cili me shoqatën që udhëheq ‘Jetimat e Ballkanit’ kanë vendosur të gëzojnë  pesë familje, duke i bërë ata me banesa.

Kastrati, në një intervistë për arbresh.info tregon se pesë familje do të behën me strehim në ditën e festës së Fitër Bajramit.

“Janë pesë familje që do të bëhen ma banës në ditën e Bajramit, por komunat nuk mund ti them se nuk ngelet surprizë, por megjithatë janë komuna në Kosovë që do të behën këto familje me strehim”, thotë ai.

Kastrati tha se pandemia COVID19, nuk e ka penguar punën e tij që të gëzoi zemrat e nevojtarëve.

Ai, tha se kjo situatë vetëm sa e ka shtuar punën për të dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

“Ne fillimisht kemi mendu se do ta kemi shumë të vështirë, ishte edhe situata dhe një lloj paniku u kriju në masë, por megjithatë ne nuk jemi ndalë. Edhe pse me pandemi, ne jemi pajisur me leje speciale dhe nuk jemi ndalur, dhe neve na e ka shtuar punën pandemia sepse atë angazhim që e kemi pasur gjatë gjithë kohës së pandemisë, e kemi pas në planë që do ta bëjmë”, u shpreh ai.

Humanisti Halil Kastrati, tregon se numri i shtëpive të ndërtuara deri më të tani për familjet në nevojë ka kaluar mbi 800 shtëpi.

“Ka kaluar koha të presim shumën e parave për ndërtimin e një shtëpie. Ne tani shkojmë tek familja dhe i bëjmë surpriz. Në realitet shuma është e mbledhur para se me shku tek familja, ne shkojmë te familja me lajm dhe surprizë që do të behën me shtëpi të re. Përafërsisht numri i shtëpive të ndërtuara deri me tani ka kaluar mbi 800 shtëpi”, tha ai.

Po ashtu, Kastrati tregon se tashmë Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit”, ka donator të rregullt nga Kosova e Diaspora.

“Donator të rregullt të shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ ka shumë, të gjithë janë shqiptarë, por ka edhe shumë prej bizneseve këtu edhe biznesmenë nga diaspora që janë të rregullt me donacione të tyre. Gjithashtu ka edhe politikanë nga Kosova, artiste, sportista”,ka rrëfyer Kastrati./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme