Sot shënohet përvjetori i 17-të i demonstratës së 10 shkurtit 2007.
Me këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se sot në ora 12:30, do të bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Besianë, ndërsa në ora 12:00, do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.
13:30 – Homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë
14:45 – Homazhe te varri i Mon Balajt (Podujevë)
Shënimi i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit.
Ndryshe në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, ndërsa mbetën të plagosur edhe mbi 80 qytetarë pas përleshjeve të ashpëra me policinë rumune, efektivë të UNMIK-ut, të cilët gjuajtën me plumba gome drejt qytetarëve të Kosovës, të cilët morën pjesë në protestë./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi