Miliona euro në vit tjetërsohen brenda Institucioneve Shtetërore, në forma të ndryshme, që nga dyfishimi i çmimeve për një produkt të blerë, e deri te keqmenaxhimi i projekteve madhore.
Gjetje këto që janë të dokumentuara në raportet e Auditorit të Përgjithshëm, e të cilat bëhen publike në qershorin e çdo viti, raporton KTV.
Në 3 vjetët e fundit, Auditori ka marrë mundin që këto raporte t’i dërgojë në institucionet e ndjekjes për të lehtësuar punën e prokurorëve, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është në fushëveprimtarinë e tij.
Dhjetëra lëndë Prokuroria e Shtetit thotë t’i ketë dërguar në prokuroritë përgjegjëse për hetim të mëtutjeshëm.
Besim Kelmendi, i ngarkuar të flasë me mediat në emër të Prokurorisë së Shtetit, thotë se ende nuk kanë të dhëna të sakta për verdiktin e hetimeve të iniciuara nga Auditori.
Kjo, sipas tij, është për shkak se prokuroritë nuk kanë një databazë ku lëndët ndahen për nga prejardhja e inicimit të atij hetimi.
Në anën tjetër, janë edhe qindra sinjale për keqmenaxhimin e parasë publike, që publikohen online nga personat fizikë apo mediat.
Kelmendi ka thënë se Prokuroria e Shtetit, fatkeqësisht, nuk e ka mundësinë t’i ndjekë ato.
Sidoqoftë, Prokuroria e Shtetit, më 17 qershor të 2016-s, kishte themeluar Komisionin për përcjelljen ditore dhe verifikimin e rasteve të supozuara të krimit të organizuar e të korrupsionit të transmetuara në media, pjesë e të cilit ishin prokurorët, Lulëzim Sylejmani e Kujtim Munishi, si dhe zëdhënësi Ekrem Lutfiu.
Një ndër rastet e pakta që është iniciuar nga raportimi në media dhe kishte pasur verdikt final në kohë rekorde është hetimi për dyshimet e falsifikimit të dosjes së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, hetime të cilat u mbyllën brenda 21 ditësh në favor të Lumezit dhe ishin kryer nga Kujtim Munishi.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...