Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se përfaqësuesit e komunitetit turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptas dhe malazez e përkrahin Ligjin për Forcën e Sigurisë.
Përmes twitterit Thaçi për këtë, ka falenderuar përfaqësuesit e këtyre komuniteteve.
Presidenti i vendit ka nisur idenë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, gjë e cila ka hasur në hezitimin e partnerëve kyç të vendit, siç janë ShBA-të dhe NATO.
Madje, Thaçi është zotuar se në rast se dështon që t’i ndryshojë mandatin FSK-së, do të dorëhiqet nga posti i presidentit të vendit.
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë