Përveç kosovarëve që dërgojnë ndihma në Shqipëri, nga taksa lirohen edhe mediat

19:51 | 27 Nëntor 2019
L G

Nga dita e martë, të gjithë kosovarët që shkojnë në Shqipëri për t’u dërguar ndihma personave të prekur nga tërmeti janë liruar nga taksa e autostradës.

Ky vendim vlen edhe për mediat kosovare, të cilat kanë shkuar në Shqipëri për të përcjell nga afër ngjarjen tragjike që preku qytetin e Durrësit dhe rrethinës pas tërmetit 6.4 shkallësh.

Kjo është bërë e ditur përmes ekipit të abresh.info, të cilët për dy ditë radhazi kanë raportuar  për fatkeqësinë natyrore që preku shtetin shqiptar.

Ndryshe, deri tash është konfirmuar se numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka arritur rreth 30, ndërsa numri i të lënduarve ka shkuar mbi 600. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme