Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës

16:28 | 22 Shtator 2024
E.G

Sot është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të Podujevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me anë të një postimi në Facebook tha se sot u rikthyen kujtimet dhe krenaria për sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në këtë zonë, shkruan Arbresh.info.

“Ky vend, që dikur ishte strehë e ushtarëve që luftonin për lirinë e vendit, sot është restauruar dhe kthyer në një simbol të qëndresës dhe kontributit për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Bulliqi.

“Një falënderim i veçantë i takon familjes Maqastena, e cila në momentet më të vështira të luftës hapi dyert e saj për t’u shndërruar në një pikë të rëndësishme të UÇK-së. Kjo familje vazhdon të tregojë përkushtimin dhe dashurinë për atdheun, duke dhënë shtëpinë e tyre për restaurim, në mënyrë që brezat e ardhshëm ta kujtojnë dhe ta nderojnë këtë periudhë historike të Kosovës”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme