I pranishëm në këtë përurim përveç familjarëve të dëshmoreve, krerëve të komunave përreth, politikave kosovarë e mysafirëve nga Maqedonia, ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Me këtë rast nikoqiri i këtij tubimi, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tregoi aksionet që heroi Ilaz Kodra kishte marr gjatë luftës.
“Kjo luftë titanike që filloj më epopenë e Jasharve nxiti popullin që të merr në dorë të drejtat e tyre. Ilazi morri pjesë në beteja të ndryshme që nga beteja e Jasharve. Ai morri pjesë në forcimin e njësive të UÇK-së e në iniciativa për monitorimin e qytetareve. Ilazi morri pjesë edhe në beteja të tjera si në Rezallë të re. Kjo betejë pikërisht i hapi rrugë edhe daljes publike të UÇK-së. Ilazi morri pjesë edhe ne betejë tjetër për të dytën herë në familjen Jashari. Ilaz Kodra, ishte pjesë e shumë aksioneve nga vitet 1992 e deri në vitin 1996. Në këtë ditë kujtojmë edhe 40 dëshmoret e Drenasit dhe Skenderajt dhe premtojmë që do të bëjmë më të mirën për qytetaret tanë dhe për zhvillim e vendit. Ne këtë liri ne do të punojmë që idealet e tyre të jetësohen. Këto shtatore po bëhen më ndihmën e donatorëve pa shpenzuar asnjë cent nga shteti apo komuna”, tha Lladrovci.
E kryeparlamentari Kadri Veseli tha se ishte Drenica dhe heronjtë e saj që e larguan Serbinë nga Kosova.
“Sot në Drenas po përjetësojmë Ilazin, Drenicë e Kosovë ndjehu krenare më djemtë e tu. Ilazi ishte këtu të mbronte dhe të çlironte Drenasin. Me të drejt këtu këta nga ky vend i kanë dhënë fundin Serbisë. Ishte Drenica dhe heronjtë e saj ata që larguan Serbin nga vatrat tona. Kjo ishte UÇK-ja dhe brigada e Fehmi Lladrovci. Vajzat e Ilazit ju duhet të ndiheni krenar më babain e juaj ashtu siç duhet të ndihemi krenar të gjithë .Do ta ruajmë dhe do ta mbrojmë Kosovën më mençuri dhe maturi pasi ky është edhe amaneti i Ilazit.”, përfundoj Veseli.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ishte më kritik ndaj asaj se çka po bëhet sot në Kosovë.
Ai tha se vetëm kur të bëhemi bashkë dhe të punojmë për Kosovën do të mund të themi se e kemi quar në fund amanetin e dëshmoreve.
“Jemi mbledhur për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e Komandantit Ilaz Kodra. Liria e vendit ishte e shtrenjtë, e paguam më një çmim të lart karshi një okupatori djallëzor. Plagët tona nuk janë shëruar dhe nuk do të shërohet deri sa të dihet fati i atyre që janë zhdukur. Kosova dhe populli i saj janë krenar më trimat e bijve dhe bijave të tyre. Lavdia u takon dëshmoreve ata janë krenaria. Sot është dite e shënuar ky përvjetor. Drenica dhe e tërë Kosova do të ju jenë mirënjohës të gjithë dëshmorëve, pa ta nuk do të kishim Pavarësinë. Të na shërbej sakrifica e tyre për tu angazhuar të gjithë pa dallim të ndërtojmë të ardhmen. Vetëm kur të qojmë Kosovën përpara mund të themi e kemi përmbushur amanetin e dëshmoreve” tha Jashari.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.
Ai tha se brezat e tanishëm duhet ta ruajnë freskinë e këtyre që dhanë aq shumë për Kosovën
“Jeta është e shtrenjte kështu tha Ilazi por liria nuk ka çmim. Të gjithë të rënët nëse u ngritën dhe u frymëzuan për liri nga Azem Bejta e Shotë Galica dhe Hasan Prishtina, brezat e tanishëm duhet ta ruajnë freskinë e këtyre që dhanë aq shumë për Kosovën”, tha Ahmeti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/648498965597269/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...