Në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit të premten është përuruar shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit.
Drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Aliu, tha se ky shërbim do të ofrojë mundësi për të shpëtuar jetë.
“Dita e sotme është një ngjarje me rëndësi të veçant për të gjithë ne. Ky shërbim na ofron mindësi që të shëptojmë jete. Reagimi adekuat dhe i shpejt është i rëndësishme në emergjcat kardiake. Pa ndihem dhe përkrahjen e juaj nuk do të ishim këtu. Besojm që kjo punë dhe tërë përkushtimi yt për ngritjen e cilësisë në spitale është prezente”, tha ajo.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në vitin 2023 kanë pasur përfomancë rekorde të ndërhyrjeve.
“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera, dhe mbi 2500 vendosje të stentës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajoni e Prizrenit. Do të ndihmoj që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të filloj sot. Adaptimi i hapësirë është investim nga MSH-ja që kap vlerën rreth 1 milion euro. Plani është përpiluar qysh në vitin 2018. SHSUK ka sigurua të gjitha materialet shpenzues mbështetje profesionale do të ofrohet nga SHSKUK-ja. Ajo çfarë presim të jenë rezultat është reduktimi i listës së pritjes në rajonin e Prizrenit. Qytetarët të kenë qasje në cilësi të lartë, dhe me kosto të ulët”, theksoi Kurti.
Kurse, ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, ka thënë se shteti i tij pothuajse e ka mbështetur sektorin shëndetëso të Kosovës dy dekada dhe kontribuoi në ndryshime thelbësore në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor./eo
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...