Ambasadori amerikan Greg Delawie, i shoqëruar nga Zëvendës-Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë Goran Paulson dhe Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës Arben Lila, do të flasë me rastin e përurimit të segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica në Pejë.
Përurimi i segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica, me gjatësi prej 120 km, do të lidhë turizmin e Kosovës me platformën e produktit turistik global Via Dinarica duke zgjeruar me këtë ofertën turistike dhe rritur punësimin në sferën e turizmit.
USAID-i ka mbështetur shënjimin e këtij shtegu si pjesë e përpjekjeve të tij për rritjen e mundësive të bërjes biznes për turoperatorët e Kosovës.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë