Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetarin e Komunës, Abdülhadi Krasniç, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, përuruan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mamushë.
Të pranishëm në këtë rast ishin edhe deputetët, Fidan Jilta, Enis Kervan dhe Haxhi Avdyli.
Ky projekt është një investim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në zonën përreth.
QKMF-ja e re në Mamushë është investim në vlerë prej 757,608.37 euro, prej të cilave 90% financim nga Ministria e Shëndetësisë dhe pjesa tjetër nga Komuna e Mamushës, dhe ka një infrastrukturë moderne për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
QKMF-ja e përuruar do të ofrojë shërbime laboratorike dhe shërbime të diagnostikës, dhe është e pajisur me aparatin për rëntgen, i cili është siguruar si donacion nga Ambasada Japoneze.
Ajo ka dy dhoma për dhënien e terapisë intravenoze, barnatore dhe kushte të përshtatshme për stafin mjekësor.
Krahas shërbimeve tjera ofron edhe shërbimin stomatologjik.
Kryeministri Kurti i uroi banorët për QKMF-në e re dhe falënderoi komunën për bashkëpunimin dhe ambasadën japoneze për donacionin./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...