Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili përuroi sot në QKUK Qendrën e parë nacionale që trajton sulmin në tru, në Klinikën e rinovuar të Neurologjisë.
Ministri Ismaili tha se me hapjen e kësaj qendre po krijohen kushte që të shpëtohen qytetarët nga vdekja, paraliza dhe shpenzimet e larta financiare.
“Është një datë e rëndësishme për pacientët në Kosovë. Duke e ditur se sulmi në tru shkakton vdekje dhe invaliditet të lartë. Por edhe ka pasur nevojë që të kemi një qendër që mund të reagojë në orët e para. E shohim një hapësirë moderne me aparaturë moderne dhe mjekët të përgatitur”, tha ai.
Ai theksoi më tej se “kemi një qendër e cila do të shpëtojë jetë dhe njëkohësisht do të shpëtojë edhe xhepin e pacientëve”.
Pas shërbimit 24 orësh për trajtimin e zemrës, si shkaktari kryesor i vdekjeve, theksoi më tej Ministri, me hapjen e Qendrës së parë Nacionale në Kosovë për trajtimin e sulmeve në tru, po krijojmë kushte të trajtojmë edhe shkaktarin e dytë kryesor të vdekjeve në vend. Ai tha se me pajisjet dhe infrastrukturën e kësaj qendre mundësohet një reagim i shpejtë brenda 3 orëve.
Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu theksoi se në klinikën e përuruar do të kryhet trajtimi i infarktit të trurin me metoda moderne.
“Është një datë historike për shëndetësinë kosovare. Do të bëhet trajtimit i infarktit në tru me metoda inovazive ashtu siç ka qenë projekt nacional trajtimi i infarktit në zemër. Është i mirë pritur e sidomos për pacientët. Në orët e para do të mund të shpëtohen jetë dhe largim nga invaliditeti. Kemi pasur shumë pacientë që janë mbajtës të familjeve”.“Pacientët që janë në fazën më të re mund të vijnë të në orët e para dhe funksionin në klinikën e neurologjisë. Kemi ekipin dhe stafin e përgatitur pasi janë trajnuar në Kroaci dhe tani mund të zbatojnë në QKUK”, tha ai.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, falënderoi Ministrinë e Shëndetësisë për investimin në këtë klinikë e cila do të shpëtojë jetët e pacientëve.
Në Kosovë 1200 deri në 1300 pacientë shtrohen për mjekim brenda një viti nga disa lloje të sulmit në tru. Shkalla e vdekshmërisë prej sulmeve në tru është e madhe, mund të shkojë deri në 40 për qind.
Investimet në krijimin e qendrës për trajtimin e sulmeve në tru ka kushtuar rreth 200 mijë euro, kurse pajisjet 1.1 milionë euro./arbresh.info/
Vuçiq takohet me Orbanin në Budapest
Mevlani hedh kunja ndaj Vullnetit dhe Gresës: Sot fillon ske...
Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë
Maqedonci takon gjeneral Clark, e informon për arritjet e FS...
Kosova me pesë xhudistë në Evropianin U23
Prezantohen drejtuesit e rinj të Policisë në 12 qarqe të Shq...