Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në përurimin e pikës më të re të Postës së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet.
Me këtë rast, Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta dërgonte një kartolinë me bukuritë dhe pasuritë natyrore të vendit tonë, nëpërmjet shërbimit postar të Postës së Kosovës, përcjell Arbresh.info
“Ai e falënderoi Kryeshefen ekzekutive të Postës, Nora Rracin edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për punën që po e bëjnë në Postën e Kosovës, e cila së fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe shtatë furgonëve të rinj me të cilët është më pranë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve postare”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.
“Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci, falënderoi Qeverinë e Kosovës për përkrahjen e e vazhdueshme ndaj Postës së Kosovës në arritjen e misionit të tyre drejt një shërbimi sa më të mirë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në secilën nga vizitat, si në Postë, por edhe ndërmarrje të tjera, me këto ndryshime, ka edhe motivim më të madh të punonjësve, duke e ditur se postierët deri vitin e kaluar nuk kanë pasur as çanta as pajisje digjitale”, thuhet tutje në njoftim.
Pika e përuruar sot është pika 145-të e Postës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...