Përurohet parku i ri në lagjen Mati 1, Rama: Një hapësirë ku të gjithë mund ta gëzojnë

09:53 | 5 Tetor 2023
K.B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është përuruar parku i ri në lagjen Mati 1.

I pari i Prishtinës tha se ky park përfshin këndin e lojërave për fëmijë, vende për rekreacion, zona gjelbëruese dhe ulëse ku banorët mund të pushojnë dhe të shijojnë natyrën

“U përurua parku i ri në lagjen Mati 1, i cili përfshinë këndin e lojërave për fëmijë, vende për rekreacion, zona gjelbëruese dhe ulëse ku banorët mund të pushojnë dhe të shijojnë natyrën”, shkruan Rama.

Kryetari i Kryeqytetit tha se këtë park e kanë hartuar me kujdes të madh, në mënyrë që të sigurojnë një hapësirë ku të gjithë mund ta gëzojnë.

“Me kujdes të madh e kemi hartuar këtë zonë në mënyrë që të sigurojmë që parku të jetë një hapësirë ku të gjithë mund ta gëzojnë, nga fëmijët deri te të moshuarit”, shkruan Rama./Arbresh.info/

Të ngjashme