Është përuruar sot portreti i Faruk Kukaj në Prishtinë, si simbolikë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuar.
Kryetari i kryeqyteti, Përparim Rama ka thënë se ky moral na kujton çdo ditë përgjegjësinë tonë për gjithpërfshirje në shoqëri, përcjell Arbresh.info.
“Ky moral prezanton dhe na kujton çdo ditë për përgjegjësinë tonë kolektive për përgjegjësinë dhe gjithpërfshirjen e shoqërisë. Do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për respektim të të drejtave të secilit individ në kryeqytet”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, Rama ka shtuar se është duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës që personat me aftësi të kufizuara të kenë qaje të lehtë në kryeqytet.
“Po punojmë vazhdimisht që të përmirësojmë kushtet infrastrukturore për të ofruar qasje sa më të lehtë kudo në kryeqytet për personat me aftësi të kufizuar”, tha Rama./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?