Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për ngritjen e lapidarit për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999.
Kjo nismë është marrë për të nderuar sakrificën e ushtarëve të rënë gjatë misionit paqeruajtës në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e paqes, krijimin e kushteve për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ky lapidar i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet sot. Të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.
Lapidari shpreh mirënjohjen për ushtarët e rënë, për familjet e tyre dhe shtetet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë. Po ashtu, për ne është edhe dëshmi e shprehjes së mirënjohjes për ushtarët e aleancës së NATO-s dhe KFOR-it, me çka tregojmë jo vetëm nderimin dhe mirënjohjen, por edhe synimin tonë si shtet që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s.
Duke nderuar të kaluarën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, ne tregojmë edhe përkushtimin tonë drejtë së ardhmes. Një komb që nderon sakrificën e aleatëve, ai ka nderuar vetveten dhe ka siguruar të ardhmen e tij.
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...
Vodhi zinxhir në vlerë prej 500 euro, arrestohet gruaja në P...
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...