Përurohet lapidari për Sebahate Tolajn e Isuf Haklajn

14:32 | 23 Shtator 2017
Arbresh.info

Është përuruar lapidari në përkujtim të Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt, shkruan arbresh.info

“Ky lapidar të shërbej si shembull se dora e zgjatur kriminale kurrë nuk mund të vras shpirtin dhe frymën e LIRISË, PAVARËSISË e DEMOKRACISË”, ka thënë ish zëvendës ministri Bajram Gecaj.

Tolaj e Haklaj janë vrarë 13 vite më parë, më 24 nëntor respektivisht 28 nëntor të vitit 2003.

Bedri Krasniqi është dënuar për përfshirje në vrasjen e policëve Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj, më 24 dhe 28 nëntor të vitit 2003, sulm nga i cili kishte arritur të mbijetojë polici tjetër Hysen Lataj./arbresh.info/

Përurohet lapidari për Sebahate Tolajn e Isuf Haklajn

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme