Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë një hap tutje në mbrojtje të konsumatorit, duke inauguruar laboratorin mobil të parapaketimeve, transmeton arbresh.info.
Ky laborator do të shërbejë për kontrollin e masave nga 5 gram deri në 10 kilogram dhe atë të vëllimit nga 5 mililitra deri në 10 litra, para se të paketohen do të kontrollohet produktet.
Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, tha se laboratori mobil i parapaketimeve dhe shisheve enë matëse, është i parë i kësaj natyre në Kosovë, i cili siguron përmbushjen e zbatimit të ligjit të Metrologjisë.
“Ky është një hap drejt implementimit të ligjit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe shërbim për kompanitë prodhuese të cilët prodhimet e tyre synojnë t’i eksportojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të botës”, tha Fejza.
Ai bëri të ditur se me direktiva të BE-së që janë të adaptuar edhe në legjislacionin vendor, kërkohet që të gjitha produktet që janë në tregje duhet t’iu përmbahet direktivave të BE-së dhe ligjeve të Kosovës.
“Që deri më tash nuk kemi pasur mundësi ta implementojmë këtë komponent si rezultat i mungesës së laboratorit. Laboratori është me mjete të Agjencisë, gjegjësisht të Qeverisë dhe nga sot janë krijuar kushtet për ta përmbushur ligjin edhe në këtë segment”, tha Fejza.
Kryeshefi i AMK-së tha se shpresojnë që në vazhdim do të ngritin kapacitet edhe tjera segmente, sepse me këtë laborator mobil, do të mbulohen masat nga 5 gram deri në 10 kilogram dhe atë të vëllimit nga 5 mililitra deri në 10 litra.
“Ne presim që në vazhdim t’i ngritëm kapacitet edhe në rangje tjera dhe të kemi mundësi ta mbulojmë krejt territorin e Kosovës, që pastaj kjo të kalojë në mbikëqyrje, sepse hapi i parë është parapaketimi, para se të paketohen të kontrollohet dhe të bëhet mbikëqyrja që kompanitë nëse iu kanë përmbajtur ligjeve kur malli del në treg”, tha Fejza./arbresh.info/
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...