Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës bëhet përurimi i laboratorit të mikrobiologjisë.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se, Ky është një kontribut i rëndësishëm i agjencisë Italiane dhe nga qeveria Italia qe ia ka bërë Kosovës.
“Është kënaqësi e veçantë që sot gjendem këtu në përurimin e laboratorit të mikrobiologjisë. Ky është një kontribut i rëndësishëm i agjencisë Italiane dhe nga qeveria Italiane qe ia ka bërë Kosovës.
Aktivitete tjera nga plani strategjik janë ne proces te realizimit ne bashkëpunim me ambasadën e Italisë. Ne kohen kur bota po përballë më koronavirus, ministria e shëndetësisë do te jetë në nivelin minimal që i takon.
“Një rendësi e veçantë do t’i kushtohet edhe hulumtimeve shkencore. Falënderojmë agjencionin e Italisë për kontributin e dhënë për këtë laborator.”, tha ai.
Siç e dini ne e kemi një komunitet për sëmundjet ngjitëse, dhe Kosova është e rrezikuar nga koronavirusi por jemi të përgatitur.
“Kosova është e rrezikuar dhe mundësia qe te paraqiten këto raste ne Kosovë mund të ndodhë. Jemi duke u përgatitur ne çdo aspekt qe nëse paraqitet ndonjë rast ne QKUK t’i marrim masat e menjëhershme”, tha ministri Vitia.
Po ashtu tha se në aeroportin e Prishtinës ka ekipe mjekësore por kjo është çështje e profesionistëve.
“Në aeroportin e Prishtinës ka ekip mjekësore dhe qysh sot nga mëngjesi kemi kontakte jemi duke punuar qe të behën të gjitha masat. Kjo është çështje e profesionisteve është komuniteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse”., tha ai.
Ambasadori i Italisë në Kosovë tha se Italia do të jetë gjithmonë afër partnereve të saj siç është edhe Kosova.
“Për mua është kënaqësi të jem këtu, gjendemi para sfidave qe nuk ka kufi sidomos në këto dit siç e dimë të gjithë. Mbi te gjitha Italia do të jetë gjithmonë afër partnereve të saj siç është edhe Kosova”, tha ambasadori italian.
Ai tha se jemi të kënaqur edhe me kapacitetin dhe vullnetin e punëtorëve të Kosovës.
“Dhe ky projekt që pamë Sot është një projekt i punës 10 vjeçare, jemi shumë të kënaqur me kapacitetin dhe vullnetin e punëtoreve të Kosovës. Dhe kur flasim me ministrin për sfidat e reja do të ulemi se bashku se si ti zgjedhim”, tha ai.
Këto sfidat e ardhshme. Jetojmë në një botë globale dhe sfidat janë globale se bashku me qeverinë e Kosovës do te jemi ne bashkëpunim”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/841111159287311/videos/654316355378950
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...