Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësues të tjerë institucional në këtë komunë, përuruan objektin e Kopshtit në fshatin Zhegër, investim i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Gjilanit.
Nagavci me këtë rast ka thënë se, përurimi i këtij kopshti është tregues i përkushtimit të Qeverisë për të përmirësuar cilësinë në edukimin e fëmijëve dhe për t’iu dhënë atyre atë që e meritojnë; një ambient të sigurt, mirëqenie, dashuri dhe edukim qysh në hapat e parë të jetës.
“Ata janë të prirur për të perceptuar, imituar, eksperimentuar dhe eksploruar. Kjo është një nga arsyet pse edukimi në fëmijëri të hershme është i rëndësishëm”, u shpreh ajo.
Ministrja gjithashtu ritheksoi se, edukimi në fëmijërinë e hershme është një ndër pesë shtyllat kryesore të Strategjisë së Arsimit 2022 – 2026 dhe në përputhje me zbatimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë, përkushtimi i saj dhe i Ministrisë është vënë në ndërtimin e çerdheve të reja dhe adaptimin e objekteve aktuale në kopshte, me fokus në vendet rurale.
Ndër të tjera, Nagavci ka thënë se, investimi në ndërtimin e çerdheve nuk ndërlidhet vetëm me përfitimet direkte për fëmijët, mirëpo ky investim do të ndihmojë edhe prindërit që punojnë, e me theks të veçantë nënat të cilat duhet të rikthehen në punë pas pushimit të lindjes apo ato që janë punëkërkuese të reja.
Ky objekt ka qenë i viteve të 80-ta, i demoluar dhe shkatërruar dhe është adaptuar në Kopsht. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...