Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, Arbërie Nagavci, kryetari i komunës së Shtimes, Qemal Aliu, drejtoresha e Arsimit në komunën e Shtimes Yllka Fejzullahu dhe drejtoresha e çerdhes Arbona Qorrolli kanë bërë përurimin e çerdhes “Albiona Asllani” në Muzeqinë të komunës së Shtimes.
Gjatë ceremonisë së përurimit të çerdhes së re, ministrja Nagavci theksoi se, kemi punuar shumë për të siguruar kushtet e merituara për fëmijët, nxënësit dhe studentët në tërë Kosovën, shkruan Arbresh.info.
Ajo tha se, edukimi në fëmijërinë e hershme është pa dyshim prioritet – dhe jo rastësisht është objektivi i parë në Strategjinë e re të Arsimit.
Nagavci përmendi të arriturat e MAShTI si, Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, kurrikula e re, që është duke u pilotuar, Marrëveshja 5-vjeçare me Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian për investime nga IPA për EFH,
Udhëzuesin për ushqyeshmërinë e shëndetshme në EFH, Themelimi i Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore, Trajnimi i edukatorëve parafillorë në pasurimin e aktiviteteve sipas metodave bashkëkohore, Pajisja e mbi 100 klasave me inventar dhe lodra druri, ku kanë përfituar 6,865 fëmijë, si dhe ndërtimi, rinovimi dhe adaptimi i çerdheve.
Ndërsa, kryetari i komunës së Shtimes, Qemal Aliu theksoi se, kjo çerdhe bashkëkohore, e cila po përurohet sot është çerdhja e parë që po hapet në këtë zonë dhe nga dita e hënë e 11 nëntorit, dyert e saj do të hapen për fëmijët e Muzeqinës, Vojnoveit, Gjurkovcit, Rashincës e Gllavices.
“Kostoja e adaptimit të objektit të çerdhes shkon në 63,881 € euro dhe është investim i Ministrisë së Arsimit.”, thuhet në njoftimin e MASHTI-it./Arbresh.info/
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...
I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31 vjeçari në Elbas...
Kupa e Kosovës vazhdon edhe sot me 15 ndeshje tjera
Dy persona lëndohen në një aksident mes dy veturave në Suhar...