Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori sot pjesë në përurimin e institucionit parashkollor “Fluturat” në Komunën e Suharekës, investim ky i Ministrisë së Arsimit, në vlerë prej 742,382.05 euro.
Në inaugurimin e kësaj çerdheje, kryeministri tha se është nder i veçantë të ishte me ta në këtë investim të rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për gjithë banorët e Suharekës.
“Ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara në përkushtimin tonë për të ofruar arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës, që nuk e lë askënd mbrapa, nga vitet e para të jetës, atëherë kur zhvillimi është tejet i rëndësishëm”, u shpreh ai.
MAShTI gjithashtu ka mbuluar investimet rreth inventarizimit të objektit vlerë prej më se 60,000 euro. Çerdhja ofron një hapësirë moderne prej 1800 metra katrorë, të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe argëtuese, dhe ka kapacitet për të pritur 160 fëmijë.
Ky investim, sipas kryeministrit Kurti, është një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Nga sot, siç veçoi ai më tej, ky objekt është më shumë se një ndërtesë; është vend i dijes, edukatës dhe mundësive për gjeneratat e ardhshme. Njëkohësisht, ai kërkoi angazhim nga të gjithë për ta bërë Kosovën një vend ku çdo fëmijë ka të drejtën dhe mundësinë për një fillim të mbarë.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shprehu para të pranishmëve se është obligim i yni të krijojmë kushtet për zhvillimin e duhur e maksimal të potencialit të fëmijëve, përveç dashurisë pakushte që i japim si prindër, si qytetarë, e si bartës të institucioneve.
“Edukimi në fëmijërinë e hershme është prioritet i Qeverisë sonë dhe jo rastësisht është edhe objektivi i parë në strategjinë tonë të arsimit”, shtoi ministrja Nagavci.
Pas përfundimit të ceremonisë, kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci vizituan klasat, ku panë nga afër ambientin e këtij institucioni parashkollor “Fluturat”.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Fluturat janë të bukura, i kanë krahët e lehtë dhe na e kujtojnë motin e mirë edhe kur bie shi.
Faleminderit shumë për këtë mikpritje kaq të ngrohtë në qytetin e bukur të Suharekës, për një ngjarje kaq të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Është nder i veçantë që jam sot me ju për të inauguruar së bashku institucionin parashkollor “Fluturat”, një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës. Ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara në përkushtimin tonë për të ofruar arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës, që nuk e lë askënd mbrapa, nga vitet e para të jetës, atëherë kur zhvillimi është tejet i rëndësishëm.
Edukimi fillon që në vegjëli, dhe është përgjegjësi e jona të krijojmë kushte që fëmijët të rriten të sigurt, të mbrojtur dhe të pajisur me bazat e duhura për të ardhmen e tyre, për të ardhmen tonë. Kjo çerdhe do të ofrojë jo vetëm një mjedis të ngrohtë, por edhe staf të përkushtuar që do të kujdeset për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve këtu.
Ne besojmë se çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen. Çdo çerdhe e ndërtuar është një hap drejt një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, ku secili fëmijë e ka mundësinë të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij apo të saj të plotë.
Vlera e punimeve të këtij projekti të mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit arrin shumën prej 742,382.05 euro. Inventarizimi i objektit gjithashtu është mbuluar nga MASHTI me vlerë prej më se 60,000 euro. Çerdhja ofron një hapësirë moderne prej 1800 metra katrorë, të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve edukative dhe argëtuese, duke pasur ka kapacitet për të pritur 160 fëmijë.
Ky investim është një dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Nga sot, ky objekt është më shumë se një ndërtesë; është vend i dijes, edukatës dhe mundësive për gjeneratat e ardhshme. Le të angazhohemi të gjithë për ta bërë Kosovën një vend ku çdo fëmijë ka të drejtën dhe shansin për një fillim të mbarë.
Faleminderit të gjithëve dhe urime e gëzofshi këtë institucion parashkollor, urime për këtë arritje të përbashkët! Faleminderit!
Më shumë se 130 shtëpi të shkatërruara nga zjarret në Kalifo...
Mbjelljet vjeshtore kanë kaluar fazën optimale
Rast shqetësues në Pejë, pesë nxënës ndiqen nga persona të p...
Sërish protesta në Novi Sad, qytetarët thërrasin: Vuçiq, dua...
Rusia – SHBA – Putin uron Trumpin, shmang telefonimin
Lëvizja e yllit të Chelseat bëhet virale, tifozët e Bluve: P...