Sot në Komunën e Vitisë është bërë përurimi i bustit të ish-ambasadorit të OSBE-së dhe diplomatit amerikan, William Walker.
Poashtu, atij i është dhënë edhe çelësi i qytetit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së fundmi ka shkruar një status në Facebook, ku është shprehur se Vitia dhe e gjithë Kosova duhet të ndihen të nderuar për prezencën e ish ambasadorit të SHBA-së në misionin e OSBE-së dhe diplomatin e njohur amerikan, William Walker.
Postimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë
Sot Vitia dhe e gjithë Kosova duhet të ndihet e nderuar, pasi që kishim mysafir mikun tonë të madh të Kosovës, ish ambasadorin e SHBA-së në misionin e OSBE-së dhe diplomantin e njohur amerikan, William Walker. Me këtë rast me propozimin tim por edhe me votat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Vitisë e shpallëm atë “Qytetar nderi të Vitisë” duke i dorëzuar atij jo vetëm vendimin e Kuvendit por edhe çelësin e qytetit dhe duke zbuluar bustin e tij.
Ju jemi mirënjohës përjetësisht ambasadorit Walker për punën e tij që ka bërë dhe po bënë për Kosovën vazhdimisht! Zoti bekoftë popullin amerikan!”, shkroi Haliti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...